LajmeMaqedoniTopLajm

MASH: Pas një dekade, përsëri janë mundësitë për fakultetet dhe institucionet shkencore për modernizimin e kushteve dhe burimeve laboratorike

Pas një dekade, udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me pëlqimin e Qeverisë, ka rihapur mundësinë që fakultetet dhe institucionet shkencore në vend të konkurrojnë për mjete nga Buxheti i shtetit me të cilat do të avancohen kapacitetet e tyre hulumtuese – shkencore përmes modernizimit të kushteve laboratorike.

Gjithsej 17.3 milionë denarë për këtë qëllim do të shpërndahen përmes Thirrjes publike i cili është në rrjedhë dhe gjendet në linkun në vazhdim.

Në thirrje, me projektet e tyre të propozuara për zhvillimin e burimeve laboratorike, universitetet shtetërore – fakultetet / institutet shkencore dhe institucionet publike shkencore – institutet shkencore kombëtare mund të konkurrojn, si entitete të pavarura që kryejnë aktivitete me interes të veçantë dhe publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut . Konkurrimi zgjat deri më 20 shtator.

Janë paraparë tre lloje të mbështetjes:

1. Sigurimi i mjeteve për njohje formale të kompetencës së laboratorëve, për shembull përmes metodave të cilat i zbatojnë në punë;
2. Mbështetje për ruajtjen e kompetencës teknike dhe futjen e metodave të reja analitike në kuadër të laboratorëve dhe
3. Mbështetje për prokurimin e pajisjeve,që nënkupton modernizimin e infrastrukturës laboratorike.
Një nga kushtet për marrjen e mjeteve janë resurset të cilat do të sigurohen, jo vetëm të jenë në dispozicion për stafin hulumtues në kuadër të institucioneve, por qasja në të, për qëllime hulumtuese dhe edukative duhet t’ju sigurohet edhe përdoruesve të jashtëm, gjegjësisht shkenctarëve dhe hulumtuesve me ide për projekte me rëndësi të veçantë për vendin dhe intersin publik.

Për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rritja e investimeve në kërkimin shkencor është një nga prioritetet, si kusht bazë për përparimin e shoqërisë, rritje më të lartë ekonomike dhe konkurrencë të ekonomisë kombëtare.

Politika e inkurajimit e veprimtarisë shkencore- hulumtuese përmes sigurimit të rritjes së mbështetjes buxhetore ka për qëllim të rritet pjesëmarrja e BPV në shkencë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut që të arrijë nivelin e vendeve të rajonit dhe BE-së.

Buxheti për shkencën, i cili në vitin 2018 arriti në 252 milion denarë, gjatë tre viteve pothuajse është dyfishuar dhe Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë përfituese e buxheteve të rritura ndjeshëm në kuadër të programeve ndërkombëtare për shkencën, hulumtim dhe inovacione, siç është ” Horizon Evropa “.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Related Articles

Back to top button
Close
Close