LajmeSport

Laporta shpjegon ndarjen me Messi-n

Pas lajmërimit shokues, presidenti Joan Laporta provoi t’ju shpjegonte tifozëve të Barcelonës se përse dështoi rinovimi me yllin argjentinas Leo Mesi. Populli blaugrana është tronditur nga largimi i futbollistit më të mirë në histori, pasi klubi katalanas informoi se nuk mund të rinovojë me argjentinasin për shkak të pengesave financiare dhe strukturore.

“Ndarja ishte zgjidhja e vetme. Kemi marrë një trashëgimi shkatërruese sa i përket gjendjes ekonomike. Rrogat kalojnë hyrjet në klub dhe nuk kemi kufi në pagesa. Për çdo 25 milionë euro që sjellim, ne duhet që të lirojmë 100. Humbjet e parashikuara janë shumë të larta, borxhet e parashikuara janë të larta. Kontratat sportive na vendosin në vështirësi”, është shprehur ai.

Presidenti blaugrana theksoi se dëshira e Mesit ishte që të qëndronte, e po ashtu edhe klubi donte që ai të rrinte. Ai fajin ia hodhi bordit të mëparshëm të drejtuesve për keqmenaxhim.

“T’i rinovonim kontratën do të sillte një risk financiar për ne, të ndaheshim është më mirë për interesat e klubit. Messi u përpoq të na i bënte gjërat e thjeshta gjatë negociatave. Ai lë një pasuri të stërmadhe. Është futbollisti me më shumë tituj në historinë e klubit. Ka sjellë shumë gëzim, ëndërr të madhe. Kemi vlerësim të përjetshëm për të, por do fitojmë edhe pa të”, ka shtuar më tej.

Laporta në fund informoi tifozët se drejtuesit po punojnë shumë që të zgjidhin problemet me rrogat, por nuk ka për të qenë e lehtë. Llogaritet që humbjet e Barçës nga sezoni i shkuar të jenë 400 mln euro, dyfishi i saj që ishte parashikuar.

Klan News

Related Articles

Back to top button
Close
Close