
Që kur Zoran Zaev dhe LSDM kanë ardhur në pushtet, borxhin e shtetit e kanë ritur për 2,7 miljard euro thonë nga partia e Hristjan Mickovskit.
Nga ekonomija, qeveria e Zaevit mund të dëgjojmë vetëm shtrenjtim dhe borxh, akuzuan nga VMRO-DPMNE përmes një njoftimi shkruan TOP24.
” Vendimi i fundit për shtrenjtimin e derivateve e cila është prej 3,5 denarë më shumë për një litër do të jetë goditje e re në xhepin e popullit. Standardi bie dhe gjithçka shtrenjtohet, ndërsa qeveria e Zaevit që ta mbuloj paaftësinë e saj, keqmenaxhimin dhe harxhime me lavde të parave të popullit vendosën edhe taksën plotësusese prej 4.13 denarë për çdo litër derivat. Kjo do të sjellë deri në shok të çmimeve dhe rënie të standardit. Por për këtë qeverisë nuk i intereson. Atyre ju intereson si ta mbushin buxhetin nga i cili më pas do të finansojnë blerjen e veturave zyrtare, punësime partiake dhe honorare të majme dhe harxhime të tjera jo produktive. Nëse nuk është haraç i drejtpërdrejt nga qytetarët, atëher qeveria ngadal zhytet në borxhe të cilën në fund e paguan çdonjëri nga ne. Për këtë borxhi përmbledhur për kuartalin e e dytë ka aritur 7,4 miljard euro ose 64.4% të BPV. Kjo nënkupton se vetëm në tre muajt e fundit qeveria e Zaev-it eka futur vendin në borxh prej 213 milion eurovem dhe në pjesën e dytë të vitit për 904 euro” thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së përcjellë TOP24.



