
Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se sot në vazhdën e aktiviteteve të jubileut të 20 vjetorit të Marveshjes së Ohrit nën patronazhin e Institutit pët Trashëgimi Kulturore në Shkup u organizua paneli “Shkupi i adresave të reja shqiptare, reflektim i Marrëveshjes së Ohrit” shkruan TOP24.
“Plot 150 emra të figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë kombëtare të përjetësuara në emra të rrugëve, shesheve dhe bulevardeve të Shkupit deri më sot, janë realiteti i ri që po e jetojmë si rezultat i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit i cili reflekton mbi të gjitha vlerat multietnike të bashkëjetesës.
Kjo e arritur e padiskutueshme ishte temë e panelit të diskutimit me titull “Shkupi i adresave të reja shqiptare, reflektim i Marrëveshjes së Ohrit” të organizuar nga ana e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në suaza të programit të ngjarjeve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Përgëzova Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve për kontributin e dhënë në drejtim të hulumtimeve të rëndësishme të realizuara nga sfera e historisë dhe kulturës.”, ka shkruar grubi përcjellë TOP24.




