
Përkundër dilemave për ngjjitshmërinë e regjistrimi dhe kampanjës për zgjedhjet lokale, kryeministri i vendit Zoran Zaev theksoi se është i bindur se data e zgjedhjeve mbetet e njejtë respektivisht 17 Tetor. Ai më tej theksoi se është e mundur regjistrimi të përfundoj më herët prej afatit të fundit.
“Data sipas propozimit të grupeve punuese në të cilat marin pjesë të gjitha çartitë politike është 17 Tetori, respektivisht nuk ka ndryshim të datë e cila është konfirmuar në ligjin zgjedhor. Kishte dilema për shkak të përputhshmërisë së tre ditëve të kampanjës me regjistrimin, por në fund u vendos se tre ditët nuk ndikojnë asgje, regjistrimi është aktivitet që përfundon përmes ditës, kampanjat bëhen në mbrëmje mundet vërtet të kryhet më herët. Ka mjaftë kohë nuk ka nevojë për çfardoqoft ndryshimi të datës së zgjedhjeve” tha Zaev, shkruan Top24.
Ai tha se propozimi për pragun për dorëzimin e listave të pavarura është 2 përqind nga numri i përgjithshëm i votuesve.
„Nëse komuna ka 10.000 votues, duhet 200 nënshkrime që të dorëzohet lista e pavarur. Nëse ka 50.000 votues atëher duhen 1.000 nënshkrime që të dorëzohet lista e pavarur“, tha Zaev përcjell Top24.



