
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot ka pritur në takim sekretarin gjeneral të Zyrës Rajonale për bashkëpunim mes të rinjëve, RYCO-,të vendeve të ballkanit perendimorë, Albert Hanin, i cili këtë pozitë e mori si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut.
Në takim mernin pjesë Gjorgji Tasev, këshilltarë për politika rinore në zyrën e kryeministrit Zaev. Kryeministri i vendit Zoran Zaev e uroi sekretarin e përgjithshëm të RYCO-s, Albert Hanin dhe njëherësh i uroi mandat të sukseshëm në realizimin e programit dhe koordinimin me qëllim të mobilitetit më të lartë të të rinjëve në rajon si detyrim i patjetërsushëm për paqe, bashkëpunim dhe të ardhmen e tyre të përbashkët, shkruan Kanal5 përcjellë TOP24.
Kryeministri
Zoran Zaev theksoi se Maqedonia si shtet nënshkrues të marveshjes për themelimin e zyrës rajonale për bashkëpunim mes të rinjëve RYCO, sikur deri tani do të vazhdoj në mënyrë aktive ti mbështes programet e zyrës rajonale me seli në Tiranë, si pikë lidhëse e rëndësishme për lidhjen e të rinjëve në rajonin e Ballkanit Perendimorë si një nga qëllimet kryesore të iniciativës së procesit të Berlinit në suaza të së cilës është themeluar.
Sekretari gjeneral i Zyrës Regjionale të bashkëpunimit rinorë RYCO, Albert Hani i cili në takim shoqërohej nga anëtari i këshillit drejtues RYCO, Bllazhen Maleski dhe drejtori i zyrës lokale të organizatës në Shkup, Vlladimir Gjorgjevski, theksuan se Maqedonia në këtë rrjet regjional është njohur si një nga vendet më aktive në regjion dhe se disa nga politikat rinore në vend janë marë si shembull për implementimin e pyetjeve më të rëndësishme të të rinjëve, tha Albert Hani sekretar gjeneral i RYCO-s. TOP24





