
Komisioni kuvenbdor për Financim dhe Buxhet e përfundoi debatin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2021, në mbledhjen e sotme filloi debati dhe votimi për 222 amendamentet e parashtruara, prej të cilëve 153 i dorëzoi VMRO-DPMNE opozitare.
Sot është dita e gjashtë nga dhjetë të planifikuarat për debat në Komisionin për Financim dhe Buxhet për ribalancin e Buxhetit për vitin 2021.
Komisioni kuvendor në vetë fillimin e mbledhjes pranoi një amendament të ribalancit me të cilin kërkoheshin dy milionë denarë shtesë për Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi, të cilin e dorëzuan tre deputetë nga shumica në pushtet.
Nuk ishte pranuar amendament i opozitës, të parashihen 300 milionë denarë për fondin intervenues për bujqësi. Lupço Dimovski nga PS tha se amendamenti po dorëzohet për të tetën herë dhe nëse ekzistonte një fond i tillë intevenues nuk do të kishte nevojë për masa për kovid. Përkujtoi se ky fond intevenues është premtim i pushtetit.
Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski shpjegoi se amendamenti nuk pranohet, duke sqyruar se ky vit për bujqësinë janë paraparë më së shumti deri më tani 3 miliardë e 500 milionë denarë.
Segmente kyçe për rebalancin e propozuar të cilin e miratoi Qeveria dhe e dërgoi në Kuvend për rritjen e investimeve kapitale dhe vazhdimin e mbështetjes së ekonomisë.
Të ardhurat janë projektuar në 222,6 miliardë denarë dhe janë për 4,7 për qind më të larta në krahasim me Buxhetin fillestar për vitin 2021, që sipas propozuesit, I referohet realizimit të mirë të të ardhurave prej fillimit të vitit. Shpenzimet janë planifikuar në 268,8 miliardë denarë apo për 8,6 për qind më shumë në raport me Buxhetin fillestar. Deficiti është projektuar në vlerë prej 46,2 miliardë denarëve, respektivisht 6,5 për qind nga BPV, ndërsa shkalla e inflacionit është paraparë të jetë 2,1 për qind.
Rritje ka edhe tek shpenzimet kapitale për 6,5 miliardë denarë dhe janë projektuar në nivel prej 30,5 miliardë denarëve. Pjesëmarrja e tyre në shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit nga fillimisht të planifikuarat – 9,4 për qind, rritet në 11,3 për qind, që është nivel më I lartë I mesatares në dhjetë vitet e fundit.



