LajmeMaqedoniTopLajm

Zhelina pret revanshin e radhës, Blerim Sejdiu apo Fatmir Izairi

Komuna e Zhelinës në vitin 2017 ishte vendi ku garës për mandatin e dytë i kishte hyrë Fatmir Izairi i cili kishte menaxhuar këtë komunë si kuadër i BDI-së ndërsa nga ana tjetër Lëvizja Besa kishte nominuar Blerim Sejdiun. Dy partitë tjera PDSH dhe Aleanca po ashtru kishin kandidatët e tyre, Sali Ajdini nga PDSH-ja dhe Reshat Alii nga Aleanca për Shqiptarët.

Gara në këtë komunë ishte shumë e ngushtë mes kryetarit që kërkonte mandatin e dytë Fatmir Izairi dhe të rinjëve nga Lëvizja Besa në krye me Blerim Sejdiun.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2017, Fatmir Izairi si kandidat i BDI-së dhe kryetar aktual ariti të grumbulonte 43,90% të votave ose 4.009 vota, duke u ndjekur me një diferencë të ngushtë nga Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa me 43.57% ose 3.979 vota, ndërsa dy kandidatët tjerë Sali Ajdini nga PDSH ariti të grumbullonte 323 vota ndërsa Reshat Alii nga Aleanca për Shqiptarët ariti të grumbullonte 668 vota të cilët nuk aritën të kalonin në rrethin e dytë, që garën për të parin e Zhelinës ta vazhdonin Fatmir Izairi dhe Blerim Sejdiu.

Diferenca prej 30 votave ishte shumë e ngushtë mes një kryetari që tani më kishte menaxhuar komunën dhe një kandidati të rij, kjo bëri që subjektet të lëviznin që në rrethin e dytë të kishim koalicione të reja që do të ndryshonin rezultatin zgjedhorë i cili tani më kishte marë kahje.

Koalicioni mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët konfirmoi fitoren e Blerim Sejdiut në këtë komunë me një fitore të ngushtë prej 344 votash. Blerim Sejdiu dhe Lëvizja Besa me koalicionin grumbulluan 51.27% ose 5.443 vota në krahasim me Fatmir Izairin nga BDI i cili në rrethin e dytë grumbulloi 48.03% ose 5.099 vota. Tani BDI kishte mbetur pa komunën e Zhelinës e cila do të drejtohej nga kudër i Lëvizjes Besa.

Pas katër vitesh qeverisje në këtë komunë, Lëvizja Besa dhe kryetari aktual do të përballen sërish me ish kryetarin e kësaj komune, doktorin Fatmir Izairi i cili ka marur bekimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, për të kthyer komunën e Zhelinës nën menaxhimin e BDI-së.

Blerimi dhe Lëvizja tani duhet të ngadhënjejnë në revanshin e shpallur nga doktori Fatmir Izairi i cili e sfidon kryetarin aktual me kandidimin e tij por a do të arij doktori ti bind votuesit e BDI-së dhe ata që janë të pa përcaktuar mbetet të shihet në zgjedhjet e Tetorit. TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close