LajmeRajon

Konjufca i shpreh ngushëllime familjes Veseli ne emër të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli për humbjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli,

“Në emër të Kuvendit, i shprehim ngushëllime familjes Veseli për vdekjen e babait të tyre”, ka thënë Konjufca para fillimit të seancës.

Lajmin për vdekjen e babait të Kadri Veseli e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Donjet Bislimi, kryetarit të Rinisë të PDK-së.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka thënë Bislimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close