LajmeMaqedoniTopLajm

Propozohet interpelancë ndaj Talat Xhaferit

Përshkak të gjuhës shqipe, opozita maqedonase ka dorëzuar interpelancë për kryetarin e  Kuvendit Talat Xahaferin. Këtë e bënë të njohur në konferencën e përbashkët, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe deputeti i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.

Ata arsyetimin e tyre e bazojnë në tri pika, përshkak se Xhaferi në deklaratën e tij nga Samitit i Parlamentit Evropian ka folur vetëm në gjuhën shqipe, pastaj për mënyrën dhe zbatimin e gjuhës shqipe në Kuvend, si dhe për votimin e deputetëve në Kuvend.

Gordana Siljanovska Davkova, deputete e VMRO-DPMNE-së

“Kryetari jonë nuk është person i Parlamentit por është person i Qeverisë, nuk sillet si i pari mes të barabartëve, por sillet si zotri i thejshtë i Kuvendit, ndërsa ne ndjehemi  si të jemi trup këshillues. As nuk është neutral, as nuk është i drejtë, as i paanshëm. Nuk e ruan rendin e Kuvendit si pronar i mirë sepse nuk kemi as kalendar pune. Ne jemi Parlamenti i vetëm në Evropë. Ndoshta dhe në botë që nuk kemi kalendar pune”.

Dimitar Apasiev, “E Majta”

“Shkelja e Protokollit dhe Ndryshimit të Protokollit për organizimin e seancave në kushtet e krizës nga korona, kur kryetari- duke kryer vepër penale – lejoi dy deputetë pozitivë të Kovid-19 të votojnë me skafanderë në hapësirat e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, duke rrezikuar shëndetin e të gjithë deputetëve të tjerë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close