BotaLajme

Izraeli bombardoi pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës

Aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan një kompani armësh të kontrolluar nga Hamas në Rripin e Gazës.

Forcat ushtarake izraelite kryen sulmin në përgjigje të veprimeve të anëtarëve të Hamasit të cilët dërguan balona të ndezshme nga Rripi i Gazës në territorin izraelit.

Ushtria theksoi se vendi i bombarduar në sulmin e ri u përdor nga Hamas për zhvillimin dhe prodhimin e armëve.

“Sulmi u krye në përgjigje të dërgimit të balonave të ndezshme në territorin izraelit. Ushtria izraelite do t’i përgjigjet me vendosmëri të gjitha përpjekjeve për terrorizëm nga Gaza”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Sipas informacionit të parë, askush nga qytetarët që jetojnë pranë fabrikës nuk u plagos në sulmin nga forcat izraelite, raporton reuters.

Balonat e ndezshme të dërguara nga anëtarët e Hamasit në territorin izraelit shkaktuan katër zjarre afër qyteteve izraelite në kufirin me Gaza. Sipas shërbimit zjarrfikës, zjarret u shuan shumë shpejt dhe nuk kishte rrezik për përhapjen e tyre.

Sipas mediave në Izrael, reagimi i autoriteteve ndaj dërgimit të balonave të ndezshme nga Gaza përfaqëson një ndryshim në politikën që aktualisht drejtohet nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett.

Ish-qeveria e udhëhequr nga Netanyahu nuk u është përgjigjur gjithmonë sulmeve ajrore në Gaza në rast të dërgimit të balonave të ndezshme dhe Netanyahu ka pohuar se nuk dëshiron të provokojë përshkallëzimin e konfliktit përgjatë kufirit jugor të Izraelit.

Në tre vitet e fundit, anëtarët e Hamasit dhe grupeve të tjera militante kanë nisur qindra tullumbace të ndezshme drejt pjesëve jugore të Izraelit, duke shkaktuar zjarre si dhe dëmtime të pronës private dhe fushave bujqësore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close