LajmeMaqedoniTopLajm

Carovska: Reformat në arsim fillojnë nga shtatori

Reformat për arsimin fillor fillojnë nga shtatori për nxënësit e klasës së parë dhe të katërt, konfirmoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Pas fjalimit në forumin rinor “Zëri i të rinjve në vend e bashkon rajonin” në Oteshevë, në një deklaratë për media, ministrja theksoi se programet e punës janë miratuar dhe tre skenarë janë përgatitur për fillimin e vitit shkollor më 1 shtator.

“Programet janë miratuar. Të gjitha diskutimet janë publikuar në mënyrë transparente, por me publikimin u mbyllën, sepse panë se nuk ka asgjë dramatike dhe të ndryshme nga ajo që premtuam, e ky është mendimi kritik, lidhja me temat, puna e projektit dhe të gjitha vlerat e tjera, të cilat janë të rëndësishme dhe duhet të vendosen, si barazia gjinore, ndërkultura, gjithpërfshirja. Kjo do të thotë arsimim për çdo fëmijë me cilësi të barabartë”, tha Carovska.

Ministrja konfirmoi se po përgatiten materialet për të mësuar për klasën e parë dhe të katërt, si dhe digjitalizimi dhe përmbajtja multimediale për klasën e katërt.

“Përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë prokuruar 10.000 tableta, komunat po përgatisin klasat e tyre për fillimin e vitit të ri shkollor. Po përgatitemi me tre skenarë për praninë fizike, të mësuarit në internet dhe modelin hibrid, në mënyrë që të kemi një sistem të gatshëm për të tre skenarët. Nga 1 shtatori, do të hyjmë në klasë me prani fizike dhe në përputhje me situatën epidemiologjike do të vendosim më tej nëse skenarët dhe mënyra e të mësuarit do të ndryshojnë më tej”, shtoi Carovska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close