
Më vjen keq që politika e përgjithshme e një nga partive politike e frenon Kuvendin. Më vjen keq se me atë nuk do të arrijmë askund. Ligji për shërbim në Armatë është ligj I cili me të vërtetë një pjesë të pjesëtarëve e presin ki nevojë reale të zgjidhin problem serioz, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe bëri thirrje të zhbllokohet miratimi I Ligjit për shërbim në Armatë.
Ajo foli për njërin nen i cili deri më tani më pak është elaboruar, ndërkaq me të cilin planifikohet nga shtatori i këtij viti të sigurohen bursa për fëmijë të cilët janë nga familje që nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në fakultet, me ç’rast Armata do të marrë mbi vete t’u sigurojë bursa, e që më pas ata të jenë kuadër i saj.
Ajo theksoi se për këtë ka biseduar me deputetë nga opozita gjatë mbledhjes së të enjtes, për pyetje të deputetëve, dhe se ka thënë se është e gatshme për kompromis për të gjitha çështjet ku kjo mundësohet.
“Nuk jam as kokëfortë, as nuk insistoj të jetë ashtu siç kemi propozuar, por duhet të jetë më mirë, nuk guxon të jetë më keq. Unë shpresoj se pasi që dola me disa propozime. Me disa zgjidhje të mundshme kompromisi, shpresoj se do të kenë sens për shtatë mijë njerëzit të cilët i thërrasim çdoherë kur kemi nevojë. Shtatë mijë njerëz të cilët gjatë çdo krize janë në rrugë, janë nëpër male, shuajnë zjarre, janë të përfshirë në aktivitetet më të vështira si shtet. Tani është momenti t’u kthejmë”, tha Shekerinska.
Ajo përkujtoi se Ligji në lexim të parë ka kaluar dhe theksoi se nuk mendon që kjo zgjidhje duhet të kërkohet jashtë Kuvendit.
“Në Kuvend e diskutojmë, në Kuvend të gjithë e mbështetën në lexim të parë, besoni se nuk pati asnjë kritikë. Unë kam qenë në Kuvend, e di priten me kritika disa ndryshime të caktuara në të cilat do të ketë pak dallime dhe rëndësi. Të gjithë thanë se dispozitat janë të mira. Dhe për fat të keq, disa struktura të caktuara ranë nën ndikimin e njerëzve të cilët edhe dëshirojnë të mbajnë uniformë të armatës, edhe dëshirojnë të mos e ndihmojnë atë uniformë me të cilën e ndajnë jetën”, tha ministrja Shekerinska



