Të shtunën, më 12 shtator, do të mbahet Marshi “Liria ka Emër”, organizim që këtë herë do të shoqërohet edhe me performanca muzikore.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në program do të interpretojnë Arif Vladi dhe Shkurte Fejza, dy prej emrave të njohur të muzikës patriotike shqiptare.
Marshi zhvillohet katër ditë para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të përcjellë mesazhin e platformës në mbështetje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe figurave që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.


