
Ndërsa ka publikuar pamje nga pritja, Van der Bellen tha se nuk dyshon që të dyja vendet do të bëhen edhe më të afërta, ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane.
“Mirë se vini në Vjenë, presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta, ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Van der Bellen në Twitter.



