Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia vendosen në listën e vendeve të sigurta nga Covid-19, kështu vendosën Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, transmeton TV21.
Rekomandimi duhet të miratohet të premten kur edhe zyrtarisht do të hyjë në fuqi, me çka shtetasit e vendeve të treta do të mundet lirshëm të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
Çdo dy javë BE-ja diskuton për situatën epidemiologjike të vendeve të treta dhe azhurnohet lista me vendet e sigurta.
Për tu dhënë statusi “vend i sigurt”, në 14 ditët e fundit nuk duhet të regjistrohen më shumë se 75 raste të reja me Covid-19 në 100 mijë banorë.
Nga ana tjetër, edhe pas azhurnimit të listës, çdo vend anëtarë i BE-së, mund të vendos masa edhe për ato vende që janë të sigurta.


