
LAJME
ASH, kundër akuza ndaj Merkos dhe Grubit

- SHARE
- TWEET
Tentim për të mashtruar qytetarët. Kështu e vlerësuan nga Aleanca për Shqiptarët njoftimin e drejtuesve që pushtetit lokal dhe qëndrorë se në Strugë pronarët po i largojnë vet platformat afër plazheve. Madje sipas tyre në pjesën e mbrojtur të liqenit ka 65 e jo 6 ndërtime pa leje.
“Sekretari i Komunës dit më aprë pranoi se në pjesën e mbrojtur rreth liqenit ka plot 65 ndërtime pa leje, ndërsa kryetari i koorruptuar thot se nuk ka asnjë. Në javët e fundt ka të paktën tre kallxime penale për ndërtime pa leje pikërisht në bregun e liqenit të ndërtuara në tre vitet e fundit nga njerëz të afërt të Ramiz Merkos dhe partisë së tij.”, tha, Imer Imeri, nga ASH.
Nga ash njëherit e akuzuan zëvendës kryemisnitrin Grubi se me paraqitjen e tij në strugë ka tentuar të bëj shou mediatik.
“Aksioni i sotëm ishte një farsë dhe shou mediatik nga ato të stilit të Artan Grubit. Farsa e sotme e largimit të platformave është diçka e njohur për BDI-në. Ata gjithmos disa muaj para zgjedhjeve aktrojnës e zgjedhin probleme duke kamufluar e mbuluar ato, pastrojnë deponi, masakojnë krimet e tyre që pasi të marrin mandatin të rikthehen me metodat evjetra qeverisëse, me kaos deponi ilegale, krim korrupsion dhe keqpërdorime e keqmenaxhime nga më të ndryshmet.”, tha Imeri.
Megjithse në zgjedhjet lokale të tetorit ASH nuk do të garojë me kreun e partisë Ziadin Sela, nga kjo parti pretendojnë se do të dalin fitues në zgjehdjet loklae në Strugë.
Zekirja Mexhiti – TVM2



