Të martën, më 15 shtator, moti në vend do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 29 gradë Celsius.
Pasditen, në disa zona priten reshje shiu dhe erë e përforcuar, ndërsa lokalisht ka kushte për zhvillim të motit të paqëndrueshëm, me rrebeshe të dendura, bubullima dhe breshër.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Gjatë pjesës tjetër të javës së punës pritet të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare.
Të martën do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa nga e mërkura drejtimi i erës do të ndryshojë dhe do të jetë nga juglindja.


