
Nxënësit të cilët përfundojnë arsimin e mesëm 4 vjeçar dhe janë të paraqitur në provimin e maturës shtetërore, sot do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern në gjuhë amtare, i cili është i detyrueshëm për 15 294 nxënësit e paraqitur për këtë vit, njoftojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës.
Nga MASH thonë se provimit të dytë ekstern i cili është në lëndë zgjedhore nxënësit do t’i nënshtrohen më 11 qershor. Për lëndën e matematikës janë përcaktuar 1 529 maturantë. Ashtu edhe si në vitet e kaluara nxënësit më shumë janë përcaktuar për provime në gjuhë të huaja, numër më të lartë të të paraqiturve ka për gjuhën angleze apo gjithsej 13 452 nxënës, për gjuhë gjermane janë paraqeiur 140 nxënës , gjuhë frenge 32 dhe gjuhë ruse 18 nxënës.
Matematika dhe gjuhët e huaja janë një përzgjedhje për nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave të mesme profesionale, ndërsa për nxënësit në shkollat e artit – gjuha e huaj zëvendësohet me filozofinë.
Maturantët që nuk do ti kalojnë testimet e maturës në qershor do të kenë mundësi të dytë në afatet e gushtit – datat janë 11 gusht për provimin e parë ekstern dhe 13 gusht për provimin e dytë ekstern.



