
Këshilli penal ka refuzuar propozimin e prokurorisë dhe nuk ka pranuar garancionin për ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, duke vendosur që ai të mbetet edhe më tej në paraburgim në Shutkë.
“Këshilli penal i sektorit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas marrjes së mendimit pozitiv të prokurorisë kompetente për miratim të propozimit për shfuqizim të masës së parabutgimit me zëvendësim – garancion, solli vendim me të cilin propozimi i mbrojtjes refuzohet si i pabazë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Prokuroria Themelore dje dha mendim pozitiv për kërkesën e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, të mbrohet në liri me garancë prej 10.8 milionë euro. Prokuroria këtë propozim e adresoi deri tek Gjykata Penale.



