
Pas dhjetë viteve, Lille është shumë afër për t’u shpalluar kampion në Ligue 1, shkruan Zeri.info.
Në elitën e futbollit francez sonte zhvillohet java e 37-të dhe e parafundit për këtë sezon, me të gjitha ndeshjet që nisin nga ora 21:00.
Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier mund të shpallet sonte kampione, nëse shënon fitore ndaj St Etienne.
Por, Lille duhet të presë që Paris Saint-Germain në anën tjetër të lëshojë pikë në ndeshjen ndaj Reimsit.
Lille edhe me barazim mund të shpallet kampion, me kusht që PSG të mposhtet nga Reimsi i Arbër Zenelit e Valon Berishës.



