
Vaksinimi po vazhdon pa ndërprerë në gjitha punktet në shtet. Interesimi për vaksinim për çdo ditë po ritet ndërsa numri i atyre që kanë aplikuar përmes platformës vakcinacija.mk ëshë 346.431 qytetarë.
Në pikat e vaksinimit në shtet së bashku me ditën e djeshme janë vaksinuar rreth 203.324 qytetarë. Dozën e parë djee kanë marë 12.719 qytetarë, ndërsa gjithësej janë vaksinuar 13.482 qytetarë.
Në vendin tonë gjithësej janë vaksinuar 203.324 doza vaksinash ndërsa janë rivaksinuar 24.851 qytetarë.
Sipas shifrave të fundit 35% e popullatës mbi 70 vjet janë vaksinuar të paktën me dozën e parë.
Vaksinimi po realizohet në përputhje me planion nacional për imunizim. Vaksinohen personat e moshuar, qytetarë që kanë shfaqur interes për vaksinim në platformën vakcinacija.mk ndërsa vaksinohen edhe persona të cilët punojnë në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv po realizohet në disa qytete të shtetit edhe atë në sallën A1 Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadarci, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër.
Ministria e Shëndetsisë apelon që qytetarët masovikisht të paraqiten në vakcinacija.mk sepse ajo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për vaksinim.



