LajmeMaqedoniTopLajm

Milloshoski: Qeveria i ka paguar mbi 7 milion dollarë kompanisë fantome nga Hong Kongu

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, sot nga Shën Nikolla, ka zbuluar një detaj tjetër shokues lidhur me porosinë e vaksinave kineze përmes një firme fantome nga Hong Kongu, transmeton Zhurnal.

Sipas asaj që thotë Milloshoski, Ministria e shëndetësisë ka paguar mbi 7 milion dollarë kësaj kompanie e cila është dashur t’ia paguajë Maqedonisë dyfish më shtrenjtë nga çmimi që është dashur t’i blejë.

Ai pohon se partia e tij posedon një dokument e cila e dëshmon këtë.

“Sipas pagesës së këtyre mbi 7 milion dollarëve, fantom-firma nga Hong Kongu duheshte t’ia shesë vaksinat Maqedonisë për dyfish çmim më të shtrenjtë nga ajo që do t’i blejë. VMRO-DPMNE posedon dokument e cila e konfirmon pagesën. Nëse Ministria e Shëndetësisë nuk do të vraponte pas provizioneve, ndërsa vaksinimi fillonte që në janar, mendoj se së paku 500 jetë të qytetarëve tanë do të shpëtoheshin me një organizim më të mirë shëndetësor. Për këtë, apelojmë ministri i shëndetësisë më tepër të përkushtohet në zgjidhjen e këtyre problemeve, të mos vrapojë pas provizioneve dhe të shpëtojë jetë të njerëzve. Ekonomia dhe jetët e njerëzve janë më të rrezikuarat në shtatë tetë muajt e fundit”, theksoi Milloshoski.

Nga ana tjetër, Antikorrupsioni po mbledhë informata lidhur me furnizimin e dyshimtë të vaksinave kineze. Siç shkruajnë media të afërta me VMRO-në, Qeveria refuzon t’ia dorëzojë Antikorrupsionit dokumentet e plota për furnizimin që nuk ndodhi. Sipas asaj që thuhet, Qeveria arsyetohet se nuk ka nevojë të dorëzohet i tërë dokumentacioni sepse furnizimi nuk është realizuar. Por, Antikorrupsioni po ngulë këmbë dhe duan ta posedojnë gjithë dokumentacionin.

Nga Qeveria kërkojnë të përgjigjen se e kujt është kompania ndërmjetësuese, ku dhe kur është regjistruar, në çfarë mënyre është rënë në kontakt me të, kur është kryer pagesa dhe cila ka qenë shuma.

Related Articles

Back to top button
Close
Close