MaqedoniTopLajm

Po zvogëlohet numri i rasteve të reja të Kovid-19

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën për të dytin vit radhazi në kushte pandemie, por këtë vit pa orë policore, me thirrje për respektimin maksimal të masave për mbrojtje kundër Kovid-19. Ndërkohë, pas futjes së masave kufizuese, numri i rasteve të reja të Kovid-19 po zvogëlohet. Gjatë 24 orëve të fundit nga 2,276 teste të kryera janë regjistruar 214 raste të reja të Kovid-19, janë raportuar 26 të vdekur, si dhe 305 pacientë së shëruar. Gjithsej 200.000 vaksina kineze, të cilat mbërritën dje, më së voni deri të hënën do të shpërndahen në sallën “Boris Trajkovski” dhe në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir, pas së cilës të martën do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës.

Ora policore nuk vleu mbrëmë dhe qytetarët mund të lëviznin lirshëm, duke i respektuar masat për mbrojtje – duke mbajtur maskë dhe duke mbajtur distancë. Ky ishte një përjashtim vetëm për festën e Pashkëve dhe kufizimi i lëvizjes vazhdon sot nga ora 21:00 deri në 05:00.

Related Articles

Back to top button
Close
Close