
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i cilëson si skandaloze deklaratat e presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se ka njohuri se çfarë është terrorizmi dhe problemet e sigurisë dhe se personat që hynë në Kuvend nuk janë terroristë.- Advertisements –
“Mendoj se është skandal për arsye se z.Penadarovski duheshte të kërkojë që prapa grilave të jenë edhe ata që organizuan ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Pendarovski nuk kishte asnjë deklaratë lidhur me rigjykimin e rastit “Monstra”, kur më herët kishim deklaratë të kryeministrit Zaev se njerëz të pafajshëm janë në burgje”, tha Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA.



