MaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti, të dielën, për homazhe në Sllupçan

Të dielën (2 maj) në Sllupçan do të shënohet 20 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljës së zonës së lirë të Karadakut.

News-TV merr vesh nga burime të sigurta brenda BDI-së se në këtë përvjetor do të marrë pjesë edhe kryetari i saj, Ali Ahmeti, pas një kohe të gjatë.

Manifestimi qendror do të fillojë në ora 14:00 dhe Ali Ahmeti do të bëj homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupcan.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, veteranë, përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera.

2 maji është edhe dita e komunës së Likovës. Me këtë rast kreu i saj Erkan Arifi me bashkëpunëtor tij do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve të lirisë në çdo fshat të komunës. Një ceremoni e tillë do të filloj nga ora 11:00 prej fshatit Vaksincë.

Poashtu mësojmë se komuna e Likovës do të nis punimet për ndërtimin e lapidarit të shumëpritur në fshatin Sllupçan./News-TV/

Related Articles

Back to top button
Close
Close