
Kryeministri i vendit Zoran Zaev niuk ëshë i kënaqur me atë që ka marë si propozimzgjidhje për nënshtetësinë nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa, shkruan TOP24.
“Nuk është ajo që jemi dakorduar, tha kryeministri Zaev dhe paralajmëroi takim të ri me ministrin dhe zëvendësministrin e punëve të brendshme, ministrin e bujqësisë për të precizuar dhe të dërgohet në procedurë parlamentare. Por i bindur që marveshja do të arihet”, tha Zaev.
Në vërejtet e djeshme nga ana e kryeparlamentarit Talat Xheferi që edhe përkundër takimeve të liderëve, 28 ligje edhe më tej mbeten të bllokuara. Zaev theksoi se ata si qeveri kanë bërë lëshime serioze për regjistrimin, ligjin zgjedhorë, pjesën e votimit me gjurmë gishtërinjsh, ndryshime ne vlefshmërinë e vendimeve, si ai për penzionim, aritja e marveshjes për ndërtimet pa leje dhe se tani është radha e opozitës.
Ka ftuar kryetarët e komisioneve parlamentare nga opozita ti fillojnë debatet dhe të debllokohet puna e kuvendit.
Ajo që duhet të dakordohemi me opozitën është AVMU dhe qendra Klinike.



