
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes ndaj Granadas në La Liga.
Në atë konferencë ai ka biseduar në përgjithësi për ndeshjet e Barcelonës dhe gjithashtu njëra ndër temat ishte e ardhmja e Lionel Messit, transmeton lajmi.net.
Gazetarët e kanë pyetur Koeman për ofertën e PSG drejt Messit, e ky i fundit ka thënë: “Nuk jam i interesuar për këtë, fillimisht pasi nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. Unë shpresoj që Leo vazhdon me ne, ai duhet të përfundojë karrierën këtu pasi ka qenë në këtë klub gjatë gjithë jetës së tij”.
Tutje ai ka treguar se në fund vendimi i takon Messit mbi të ardhmen e tij. “Është një vendim që duhet ta marrë personalisht ai, çfarë më shqetëson mua është ndeshja e nesërme”.
E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, ka thënë se kampi i Barcelonës janë të qetë mbi këtë aspekt, pasi besojnë se Joan Laporta do ta bindë atë.
Kontrata e Messit do të skadojë me Barcelonën në korrik, që nënkupton se ai veçse është i lirë për të diskutuar të ardhmen e tij.



