LajmeRajonTopLajm

Numërohen 90% e kutive të votimit: Rritje e PD-së në disa zona, bie partia e Edi Ramës

Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 4718 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 90% të votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së Partia Socialiste ndodhet në nivelin e 73 mandateve ndërsa Partia Demokratike 59 mandate.

Ndërkohë Partia Socialiste kryeson në 8 qarqe të vendit, kryesisht në jug dhe Shqipërinë e mesme, ndërsa demokratët kryesojnë bastionin e veriut në Shkodër, Lezhë, Kukës dhe në Dibër.

Në Shkodër vijon numërimi i kutive të fundit dhe deri më tani Partia Demokratike ka siguruar 5 mandate, 3 PS, 1 LSI dhe 1 Tom Doshi.

Në Kukës, beteja është mbyllur, ku PD ka triumfuar me 2 mandate përballë 1 mandati të PS.

Në Dibër është mbyll numërimi dhe në mandate ndahet 3 për PD dhe 2 për PS.

Në Fier PS kryeson deri tani me 9 mandate, PD ka 6 mandate ndërsa LSI një mandat, ndërkohë përsa i përket renditjes në listë të Gramoz Ruçit i cili ishte i 10, automatikisht zbret i 9 pasi vendi katër ka qenë bosh për shkak se i ndjeri Bashkim Fino u nda pak javë më parë nga jeta.

Në Vlorë ka sjellë dyfish të epërsi të socialistëve me 8 mandate, ndërsa PD ka katër mandate, LSI asnjë mandat.

Në Gjirokastër socialistët kryesojnë me 3 mandate, 1 mandat PD ndërsa partitë e tjera nuk kanë asnjë mandat.

Në Korçë akoma nuk është mbyllur procesi i votimit por deri më tani kryesojnë socialistët me 6 mandate dhe me 5 PD.

Në Elbasan socialistët me 8 mandate, PD ka 5 mandate, ndërsa partitë tjera nuk kanë marrë asnjë mandat.

Në Berat socialistët kanë siguruar 5 mandate, PD 2 ndërsa LSI asnjë.

Ndërkohë në bazë të rezultateve të deri tanishme në rang kombëtar mandatet ndahen në 73 mandate PS, 59 për PD, 5 për LSI dhe 3 për PSD.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se deri më tani mbi 74 % e votave kanë dalë të pavlefshme, që e përkthyer në vota dhe në mandate i bie që kanë humbur 6 deri në 7 deputet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close