
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin. Procesi i votimit vijon i qetë, përveç një incidenti të ndodhur sot në shkollën “1 Maji” në Tiranë. Pas incidentit policia shoqëroi 8 persona.
Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 630,008 vota, e pasuar nga PD-AN me 507,781 vota. LSI deri më tani ka marrë 88,656 vota, kurse PSD 29,194. Nisma Thurje deri më tani ka 8,304 vota.
PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 4385 kuti.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.
Ja rezultatet në secilin qark:
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 43,060 vota, PS ka 27,540, LSI ka 8,931 dhe PSD 15,151. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5 dhe LSI 1 e PSD 2.
Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 28,748 vota, PS 23,803, LSI 6,387 dhe Nisma Turje 483 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.
Kukës
Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Kukësit dhe PD fiton me 23,923 vota, e ndjekur nga PS me 13,704 vota. LSI 64 ka vota, LN ka 226 vota, ADR 195 vota, LRE 134 vota, PBK 63 vota, PLDSH 56 vota, BD 51 vota, NTH 45 vota, ABEOK 12 vota dhe PSD 183 vota. PD ka arritur të marrë 2 mandate dhe PS 1 mandat.
Dibër
Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Dibrës ku fitoi PD me diferencë të ngushtë. PD mori 28,797 vota. PS numëron 28,493 vota, LSI 4,406 vota dhe kandidati i pavarur 579 vota. PD ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PS 2 mandate.
Durrës
Në Durrës, deri tani PS kryeson me 47,825 vota, e ndjekur nga PD që numëron 39,566 vota. LSI ka siguruar 5,906 vota, dhe Nisma Thurje 418 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6.
Tiranë
Në kryeqytet, deri në këto momente është në avantazh të thellë PS me 152,136 vota. PD ka 120,369 vota, LSI 18,270 vota dhe PSD 9,057 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 82,065 vota e ndjekur nga PD me 55,185 vota dhe LSI 6,698 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1,584 vota. PS ka arritur të marrë 8 mandate në Elbasan, kurse PD 6.
Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 86,898 vota, PD 60,967 vota, LSI 11,736 dhe PLDSH 1,247 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.
Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 34,669 vota e ndjekur nga PD me 18,789 vota dhe LSI me 7,258 vota. Ndërkohë, LRE ka 346 vota dhe PSD ka 320 vota. PS ka arritur të marrë 4 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 1.
Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 51,346 vota e ndjekur nga PD me 43,680 vota dhe LSI me 7,200 vota. Ndërkohë PSD ka 1,008 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 58,911 vota e ndjekur nga PD me 31,935 vota dhe LSI me 6,171 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.
Gjirokastër
Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark PS ka 24,159 vota, PD 13,860 vota, LSI 5,833 vota dhe PSD-ja 490 vota. Në Gjirokastër PS ka marrë 3 mandate, kurse PD vetëm 1 shkruan TopChannel përcjell Top24.



