LajmeMaqedoniTopLajm

Lehtësohen masat, hapen terasat dhe ora policore nga ora 21

Situata epidemiologjike në vend duket se po shkon drejt përmirësimit. Nëse konfirmohet trendi I uljes së infektimeve të reja, autoritetet e shëndetësisë do ta shqyrtojnë mundësinë për amortizimin e masave shtrënguese.

Nga 27 Prilli deri më 15 Maji, ora policore në vend se në 20:00 do të fillojë në 21:00, do të lejohet hapja e tarracave verore nëpër objektet hotelerike, organizimi I trajnimeve sportive në ambiente të hapura në vend se në sallat sportive.

Këto janë opsionet për amortizimin e mundshëm të masave shtrënguese nëse konfirmohet trendi I rënies së infektimeve dhe të shtruarve nëpër spitale.

Komisioni për Sëmundje Infektive propozimin do t`ia dërgojë Qeverisë, e cila në seancë duhet të miratohet.

Ndryshe nesër skadon afati për masat aktuale restriktive, që u vendosën në vend për shkak të situatës dramatike epidemiologjike në valën e tretë të COVID-19.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, epidemia shënon rënie kurse masat po japin rezultate. Megjithaë, ai ka paralajmëruar se situata mund të destabilizohet nëse nuk respektohen masat. Ministri Filipçe u ka bërë thirrje qytetarëve që të sillen me përgjegjësi gjatë festave të ardhshme fetare, pa grupime dhe pa shkelje të masave anti-covid.

Related Articles

Back to top button
Close
Close