
Ditën e sotme në qendrën e votimit u shfaq edhe Fatos Nano. Ish-kryeministri voton në Mullet dhe ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana. Në dalje të qendrës së votimit, Nano nuk i ka lënë as batutat për pjesëmarrjen, apo për kandidatët.
“Sot është ditë si gjithë të tjerat. Mos të jetë më e gjatë. Duhet të presim sepse më në fund një pjesë do gëzohen dhe një pjesë do mërziten. Jam i sigurt se ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë. Ata që mërziten të mërziten për vete dhe mos t’u zgjas shumë. Pjesëmarrja ishte e ulët ndaj erdha ta nxis,”-tha Fatos Nano.



