
Presidenti Ilir Meta pasi ka ushtruar të drejtën e votës që në orët e para të mëngjesit, ka shkuar në Elbasan ku ka parë se po ecën procesi i votimit në këtë qark.
Meta ka zhvilluar një takim me Gazment Bardhin, drejtuesin politik të Partisë Demokratike në këtë qark, ku është njohur dhe me zhvillimet e fundit. Pas takimit, kreu i shtetit ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku njoftoi se ka komunikuar dhe më ndërkombëtarët.
Po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të zbatojnë ligjin dhe të ndalin krimet zgjedhore.
“Policët duhet të bëjnë detyrën dhe të ndalojnë çdo krim zgjedhor. Barazia e votës nga garanton barazinë përpara ligjit. Presidenti është simboli i uniteti kombëtar, garanti i kushtetutës. Presidenti përqafon ata që kanë votuar deri tani dhe ata që po presin për të votuar“, tha Meta.
Deri tani nga Elbasani është raportuar se përveç problemeve teknike nuk ka pasur incidente të tjera./tvklan.al



