LajmeSport

Sileksi mposht A.Pandev,ja ndeshjet që luhen nesër!

Sileksi ka mundur Akademia Pandevin me rezultatin 3:2 në ndeshjen hapëse të xhiros së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 16-të kur Tanturovski shënon për epërsi 1:0 të vendasve. Sileksi nuk u ndal me kaq, pasi 6 minuta më vonë Manasievski me një goditje të saktë brenda zonës ngriti eprësinë në 2:0. Në minutën e 74-ërt vendasit organizonjë një aksion të bukur, të cilin e shndërron në gol Gjorgjiev për rezultat 3:0. Deri në fund miqtë arritën që të ngushtojnë diferencën me golat e Radeskit dhe Dimoskit, mirëpo nuk arritën që të evitojnë humbjen. Ndryshe xhiroja e 29-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 5 takime të tjera që do të zhvillohen nga ora 13:00. Shkëndija e Tetovës pret Borecin, Shkupi përballet me Rabotniçkin, Makedonija Gjorçe Petrovi takohet me Struga Trim Lum, Vardari do t’i matë forcat me Bellasicën, ndërsa Pelisteri gostit Renovën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close