LajmeMaqedoniTopLajm

Protestë para Ministrisë së Financave! Organizatorët e ahengjeve kërkojnë ndihmë nga shteti

Para ministrisë së Financave vendosën tenda.

E nuk e harruan as muzikën.

Këto që po protestojnë, janë organizatorët e ahengjeve. Ata kërkojnë ndihmë në këtë kohë krize të pandemisë. Thonë se nuk po mund të mbijetojnë më dhe kërkojnë ndihmë nga shteti ose të hapen lokalet.

 “Në vitet e kaluara kemi vërtetuar se mundemi dhe dimë të punojmë, dhe kemi ndërtuar biznese nga zeroja  me të cilat kemi mirëmbajtur familjet tona dhe familjet e punonjësve tanë. 01:28

Slogani zgjedhor i qeverisë aktuale ishte “Ne mundemi”. Kështu që tani ne kërkojmë që ata të mund të na ndihmojnë. po kërkojmë ndihmë financiare të njëhershme jo vetëm për të ruajtur vendet e punës por nuk kemi mjete për ekzistencë”, tha Martin Angelovski.

Agjencitë turistike thonë se edhe pse nuk janë të mbyllura, ato po e ndjejnë krizën ekonomike.

Kërkojnë vauçer për turizëm vendor nëpërmjet agjencive turistike.

“Të mos lejojmë më që asnjë agjenci të mbyllet. Është e patjetërsueshme asistenca financiare e pakthyeshme për mbijetesën e çdo agjencie të licencuar udhëtimi. Qarkullimi ka rënë, jo për 30% por gati 100 për qind”, tha nj; përfaqësuese e Agjencive Turistike.

Mbrëmë në emisionin CliCK Plus ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha që në fund të muajit maj mund të lejohet edhe hapja e restoranteve të dasmave.

“Unë besoj diskutimet që i kemi në kuadër të shtabit të krizës që diku rreth fundit të majit do të lejohet edhe hapja e restoranteve të dasmave. Pa mare parasysh edhe trendin të rënie së rasteve me Covid 19”, deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Në protestë morën pjesë edhe pronarët e lodrave për fëmijë të cilët gjithashtu kërkuan ndihmë financiare.   Protestuesit thanë se nëse nuk do të plotësohen kërkesat, do të vazhdojnë me protesta edhe ditëve tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close