LajmeMaqedoniTopLajm

Xhaferi: Pesë herë i kërkova Micevskit të largohet nga deputetja, sulmi nuk është përgjegjësi e imja

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka deklaruar se nuk ndjen përgjegjësi për sulmin që koordinari i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski e sulmoi në seancë deputeten e LSDM-së, Daniella Markoska.

Xhaferi thotë se pesë i ka kërkuar Micevskit që të largohet nga deputetja, por sërish ndodhi ajo që ndodhi. Shton se për këtë shkak ka kërkuar edhe ndihmë nga shërbimet e sigurimit.

“Në momentin kur deputetja bënte replikën e fundit, ndodhi ajo që ndodhi, me veprimin e koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që e shoqëronte drejt sallës. Kjo punë e përgjegjësisë sime. Mbi 5 herë e kam thirr publikisht, koordinator, deputet largohu prej deputetes, nuk e respektonte atë kërkesë dhe isha i detyruar që të kërkoj asistencë prej sigurimit që deputetin ta largon nga vendi i deputetes, për faktin se nuk lejohet. Edhe me Kodeksin që e kemi miratuar, por edhe me rregullat e përgjithshëm, nuk lejohet që derisa deputeti derisa mban fjalë, të shkon deputeti tjetër ta pengojë”, deklaroi Xhaferi, transmeton TV21, përcjellë TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close