MaqedoniTopLajm

Zaev pas takimit thotë se është arritur marrëveshje

Zoran Zaev pas takimit me liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi tha se beson se është arritur marrëveshje dhe se detajet me opinionin do të ndahen pasi që të formulohet ligji në letër.

“Ligji do të punohet në letër, që të mos lëmë dilema, në opinion nuk do të japim detaje. Besojmë se ka marrëveshje. Për shkak se këtë do ta konfirmojmë kur do ta kemi në letër. Propozuesit do ta përpunojnë dhe do ta na e japin neve në shqyrtim”, tha Zaev, përcjell SHENJA.

Ai tha se ditë janë në pyetje për ta vendosur tekstin në letër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close