MaqedoniTopLajm

35 mijë të vaksinuar në Boris Trajkovski,të hënën arrijnë vaksinat Pfizer

Gjendja në spitale është stabile në kuptim që nuk ka shumë pacientë përnjëherë që kërkojnë ndihmë dhe se ka shtretër të lirë. Kështu tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, raporton SHENJA.

“Në pjesën e vaksinimit procesi mirë po shkon, 13 mijë janë vaksinuar me AtraZenecën të tjerët janë shpërndarë. Këtu në sallën Boris Trajkovski me disa termine të reduktuar gjithsej janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë. Të hënën do të arrijnë vaksinat e Fajzerit. Ata do të arrijnë në Sofje dhe më pas në Shkup”, u shpreh Filipçe.

Filipçe tha se të martën do të shkojnë në Beograd ku do të kenë takim atje ku do të folët për furnizim me vaksina nga instituti Torllak.

“Mendoj se është gjë logjike që instituti Torllak të jetë partner strategjik për furnizim me vaksina ngase nuk po dihet se si po shkon gjendja me pandeminë”, deklaroi Filipçe. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close