LajmeMaqedoniTopLajm

Adnan Azizi, 9 prilli dita e punëtorëve të hekurudhave të Maqdonisë

Data e 9 prilli e vitit 1873 është dita e themelimit të sistemit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast arriti treni i parë nga Selaniku në stacionin e Velesit. Kjo datë u vendos që të jetë edhe Dita e Punëtorëve të Hekurudhave të Maqedonisë, shkruan drejtori i hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, Adnan Azizi përcjellë TOP24.
Sot, në 148 vjetorin e Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, edhe pse në një gjendje jo të mirë financiare, kjo ndërmarrje ka vlerën më çmuar të saj, punëtorët e zellshëm dhe me plot vullnet. Pikërisht në këtë kohë, në gjendje të një pandemie që ka prekur tërë globin, punëtorët e hekurudhave me vendosmëri po mbajnë gjallë sistemin hekurudhor në vendin tonë, shkruan drjeori Azizi përcjellë TOP24.
9 PRILLI – DITA E PUNËTORËVE TË HEKURUDHAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT
Transporti hekurudhor konsiderohet si dega më e vjetër e transportit në botë, e cila ka luajtur rolin e pionerit në qarkullimet masive. Hekurudhat janë arteriet kryesore që lidhin qytete dhe shtete mes veti.
9 prilli i vitit 1873 është dita e themelimit të sistemit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast arriti treni i parë nga Selaniku në stacionin e Velesit. Kjo datë u vendos që të jetë edhe Dita e Punëtorëve të Hekurudhave të Maqedonisë.
Sot, në 148 vjetorin e Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, edhe pse në një gjendje jo të mirë financiare, kjo ndërmarrje ka vlerën më çmuar të saj, punëtorët e zellshëm dhe me plot vullnet. Pikërisht në këtë kohë, në gjendje të një pandemie që ka prekur tërë globin, punëtorët e hekurudhave me vendosmëri po mbajnë gjallë sistemin hekurudhor në vendin tonë.
Shfrytëzoj rastin që të gjithë veteranët dhe punëtorët aktual të Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut t’i falenderoj dhe t’ju uroj 9 Prillin – Ditën e Punëtorëve të Hekurudhave, duke ju uruar shëndet sukses në punë. Me përkushtim dhe këmbëngulësi, padyshim se do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat dhe do të sjellim rezultate pozitive në vitet në vijim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close