
Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të qeverisë rreth politikave në drejtim të menaxhimit të situatës me KOVID19.
“Papërgjegjsi totale, ne nuk sollëm asnjë vaksinë, Serbia na dhuroi disa mira vaksina, ne personalisht sollëm disa copë, kjo është tragjike.Ja po mar disa shembuj, jo nga vendet e zhvilluara Europiane por nga ato Afrikane, Gana dhe Zimbabve kanë më shumë të vaksinuar se sa RMV, tha Taravari në ClickPlus përcjell TOP24.



