
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.431 testime, ndërsa janë regjistruar 301 raste të reja me Covid-19.
Insituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.091 pacientë të shëruar.
Ndërkohë betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit e kanë humbur 37 persona.
Deri më tani në vendin tonë janë bërë 643.004 testime për Covid-19. /SHENJA/



