
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, ka kritikuar e Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti rreth iniciativës për ndryshime të shpejta të Ligjit për Zgjedhje. Ajo ka thënë se nuk ishte fillim i mbarë i Kuvendit të Kosovës, dhe se pritshmëritë ishin që votimi i presidentit të kalonte pa probleme.
“Në vend të kësaj ne kemi qenë dëshmitarë të një tentimi të kryeministrit Albin Kurtit për t’i shantazhuar grupet tjera parlamentare për një kod të ri zgjedhor”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Si pasojë e iniciativës së Kurtit, pati reagime të shumta nga partitë opozitare, duke e quajtur si cenues të demokracisë, pasi vinte në kohën kur të gjithë pritnin për seancën e votimit të presidentit.
Për ndryshimin e Ligjit, Raportuesja e PE-së për Kosovë ka thënë se kjo duhet bërë në mënyrë të duhur



