LajmeMaqedoniTopLajm

Elmi Aziri i thot 2 llafe Talat Xhaferit: Ndjeke shembullin e Izet Mexhitit, cili publikisht votoi kundër shtyrjes së regjistrimit

Seanca shtyerjen e regjistrimit vazhdoi në ora 19:30, ndërsa ndërkohë do të mbahet ad-hok koordinim mes grupeve të deputetëve dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Debati për shtyrjen e regjistrimit në shtator po zhvillohet kryesisht mes deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të cilët janë kundër shtyrjes së regjistrimit dhe të BDI-së, të cilët vlerësojnë se regjistrimi duhet të shtyhet dhe kjo nuk do të ndikojë në procesin.

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës e përsërisin qëndrimin e tyre se shtyrja e regjistrimit nuk është për shkak të pandemisë me Kovid-19, por për shkaqe politike, respektivisht për shkak të regjistrimit masiv të shqiptarëve nga diaspora. Ata u bënë thirrje deputetëve të BDI-së “që menjëherë të qëndrojnë pas diasporës” dhe të votojnë kundër shtyrjes së regjistrimit për shtator. Sipas tyre, “BDI-ja është fajtore për largimin e shqiptarëve nga vendi”.

Deputetët Elmi Aziri dhe Halil Snopçe i kanë bërë thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që të mos votojë për shtyrjen e regjistrimit, duke e përkujtuar në një deklaratë të tij televizive se “pandemia nuk është shkak për shtyrjen e regjistrimit”. Aziri tha se Xhaferi duhet ta ndjek shembullin e Izet Mexhitit, i cili publikisht tha se nuk do ta përkrah shtyrjen e regjistrimit.

Xhaferi u prononcua me replikë dhe kërkoi që deputetët të mos përzihen në qëndrimet e tij, të cilat janë konsistente, dhe se ai përgjigjet vetëm para qytetarëve, të cilët e kanë zgjedhur. Për shembullin që e potencoi Snopçe, ai tha se nuk është tradhtar dhe se ka qenë general në UÇK dhe nuk turpërohet nga kjo.

Koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi tha se opozita shqiptare vazhdimisht i ndryshon qëndrimet.

Në rend të ditës së séancës së 38-të të Kuvendit janë edhe ndryshimet e Kodit zgjedhor, me të cilin parashikohet përdorimi i terminaleve për leximin e shenjave të gishtave në zgjedhjet lokale, që po ashtu do të shtyhen për gjysmën e dytë të tetorit.

Pas përfundimit të seancës së 38-të të Kuvendit, siç u paralajmërua, do të vazhdojnë e 20-ta, 25-ta, 26-ta, 29-ta, 30-ta dhe seanca e 34-të e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paralajmëroi se deputetët sonte do të mund të punojnë më gjatë që t’i përfundojnë obligimet e planifikuara.

Fjalimi dhe replikat në lidhje me Ligjin për Regjistrim
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FElmiAziriOfficial%2Fvideos%2F1699442730237745%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Related Articles

Back to top button
Close
Close