Sot kanë përfunduar të gjitha punimet rreth kyçjes në rrjetin elektirk dhe të ujësjellsit në spitalin modularë në Tetovë, ku nga udhëheqësia e klinikës presin që edhe aty të vendosen pacientë të hospitalizuar me diagnozë pozitive në KOVID19. Ka mbetur vetëm motnitmi i mbështetjes së Oksigjenit.
” Sot kemi përfunduar procedurat për kzçjen në rrejtin elektrik, Uji tani më është lidhur. Duhej të hapej spital modularë para një muaj, por përshkak të procedurave për furnizime publike dhe problemet me firmat ekzekutuese kemi mbetur mbrapa në lëshimin në përdorim të së njejtës.
Meqë tani po kyçet rryma në ditët në vijim do të angazhohemi në vendosjen e sistemit të mbështetjes së oksigjenit. Nëse shkojnë punët sipas planit deri në fund të javës së ardhëshme spitali modularë do të jetë gati thotë Artan Etemi, drejtor ekonomik në spitalin Klinik të Tetovës.