Kreu i ASH-së Zijadin Sela, përmes një postimi në rrjetin e tij në FB ka shkruar rreth ditës nërkombëtare të diskriminimit. Sela ka shkruar se çdo vit në ditën kur policia në Sharpeville, Afrikë e Jugut, hapi zjarr dhe vrau 69 persona në një demonstratë paqësore kundër ligjeve të aparteidit në vitin 1960, ai ka shkruar se kjo ende vazhdon në vendin tonë ku diskriminimi institucional, gjuha e urrejtjes raciste, jotoleranca dhe integrimi socio-ekonomik i të gjitha komuniteteve mbesin probleme të vazhdueshme shkruan Sela përcjellë TOP24.
Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, e cila shënohet çdo vit në ditën kur policia në Sharpeville, Afrikë e Jugut, hapi zjarr dhe vrau 69 persona në një demonstratë paqësore kundër ligjeve të aparteidit në vitin 1960.
Kjo luftë është ende shumë e aktuale në vendin tonë, ku diskriminimi institucional, gjuha e urrejtjes raciste, jotoleranca dhe integrimi socio-ekonomik i të gjitha komuniteteve mbesin probleme të vazhdueshme. E papranueshme për një vend aspirant për në BE. Zhdukja e diskriminimit racor dhe etnik duhet të jetë luftë e jona e përditshme!