LajmeMaqedoniTopLajm

Avokati i Popullit në aksion, do të monitoroj regjistrimin

Avokati i Popullit do ta monitorojë në mënyrë aktive procesin e kryerjes së Regjistrimit

Avokati i Popullit i informon qytetarët se do ta monitorojë në mënyrë aktive procesin e kryerjes së Regjistrimit të popullatës në vitin 2021, për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së tij, nga 1 marsi deri më 21 prill.

Për atë qëllim, siç informojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit, çdo qytetar që mendon se i është shkelur ndonjë e drejtë mund të paraqesë ankesë në mënyrë elektronike në adresën contact@ombudsman.mk.

Avokati i Popullit pas ankesës së paraqitur, do ta kryejë procedurën e nevojshme dhe do ta informojë paraqitësin për rezultatin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close