Hungaria fillon nesër vaksinimin e popullsisë me “Sinopharm”

Sipas TheGuardian, qeveria në Hungari ka qenë e vetmja nga 27 vendet anëtare të BE-së,  që bleu dhe autorizoi vaksina ruse dhe kineze që nuk janë miratuar ende nga Brukseli.
Featured image of article: I vetmi vend në BE, Hungaria do të fillojë nesër vaksinimin e popullsisë me “Sinopharm”

Hungaria, ditën e nesërme do të  fillojë vaksinimet me doza të blera nga kompania kineze Sinopharm.

Sipas TheGuardian, qeveria në Hungari ka qenë e vetmja nga 27 vendet anëtare të BE-së,  që bleu dhe autorizoi vaksina ruse dhe kineze që nuk janë miratuar ende nga Brukseli.

Hungaria njoftoi muajin e kaluar se kishte arritur një marrëveshje me Sinopharm për të blerë 5 milion doza të vaksinës së saj.

Që prej fillimit të pandemisë në Hungari janë shënuar 407,274 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 14,450 pacientë.