RajonTopLajm

Sami Lushtaku, miq të Kosovës mbështetës të PDK-së, mirënjohës përjetë

Lushtaku falenderon të gjithë simpatizantët e PDK-së për gjithë angazhimin e këtyre ditëve,Lushtaku këtë e njoftoi përmes një postimi në facebook:

”Të dashur qytetarë, të nderuara struktuara dhe simpatizatë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Me respektin më të madh ju falënderoj secilin prej jush për punën, angazhimin dhe vullnetin e pashoq, të treguar javëve të fundit e në mënyrë të veçantë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ju falënderoj të gjithë juve gra e burra, pleq e të rinj, që na i hapët zemrat, shtëpitë e ambientet tuaja familjare, për tu afruar me njëri-tjetrin, për të bashkëbiseduar e shpalosur programin politik të PDK-së, programin tonë të Rimëkëmbjes.

Ju bëj thirrje që të dielën, të dilni në zgjedhje masivisht, të votoni Partinë Demokratike të Kosovës, parti e dëshmuar shtetformuese e shtetndërtuese, e cila siguron zhvillimin dhe Rimëkëmbjen e Kosovës dhe ruan orientimin tonë properëndimor.

Ju faleminderit përzemërsisht për besimin që keni ndaj meje, ndaj PDK-së dhe ndaj shtetit të Kosovës.

Ju jam mirënjohës përjetë! SL
#PDK134
#Rimëkëmbje”

Related Articles

Back to top button
Close
Close