
Drejtori i NP ” Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti tha se po vazhdojnë aktivitetet në këtë drejtim ndërsa vendosja e tabelave në gjuhën shqipe ka nisur sot nga kufiri me Serbinë dhe kjo do ketë shtrirje në gjithe zonat e vendit deri në kufi me Republikën e Shqipërisë.
Filloi një ditë më parë në Tetovë ndërsa po vazhdon prej sot edhe në zona të tjera brenda vendit vendosja e tabelave në gjuhën shqipe.
Tabelat nuk do jenë më vetëm në gjuhën maqedonase dhe kjo është një bashkëveprim institucional.Këtë vendim për vendosjen e tyre e nënshkruajti dy ditë më parë edhe drejtori i NP ” Rrugët Shtetërore Ejup Rrustemi.
Drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë Bekim Memeti i ka përgatitur të gjitha tabelat në kufi me Serbinë ndërsa ka filluar tashmë montimi i tyre.




