UFC po bëhet vërtet serioze për vitin 2021. Në oktagonin e Abu Dhabit po bëhet gati të rikthehet Conor McGregor, i cili do të përballet me Dustin Poirier për herë të dytë, pasi e dominoi këtë kundërshtar gjashtë vjet më parë. Në “Etihad Arena”, vëmendja do të jetë përqendruar te spektakli që do të ofrojnë irlandezi dhe amerikani në UFC257.
Dueli i madh është planifikuar të fillojë në orën 04:00 me kohën europiane, natën midis të shtunës dhe të dielës, dhe mund të ndiqet ekskluzivisht në SuperSport.
Pas fitores bindëse ndaj Cerrones një vit më parë, që e lejoi McGregor të linte pas zhurmën në lidhje me disfatën kundër Khabib, “The Notorious” është gati për një tjetër angazhim të madh.
Mendja e McGregor është te luftëtari nga Dagestani, i cili e ka lënë ta hapur mundësinë e rikthimit, siç është njoftuar nga Dana White: “Nëse një nga të dy do të fitojë në mënyrë spektakolare, ai (Khabib) mund të vendosë të kthehet”. Tani nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presësh… /SS/